November 29, 2020
Portali Shprehja

Panchev: Komisioni i përbashkët dështoi, fajtor pala maqedonase

Profesori i Universitetit të Sofjes, Anton Pançev në një intervistë për emisionin “Rruga drejt…”, derisa komentoi veton bullgare, u shpreh se një nga kushtet ka qenë që Komisioni i përbashkët i historianëve të ketë përparim të dukshëm mbi çështjet kontestuese. Megjithatë sipas tij, Komisioni në fjalë nuk dha rezultatet e pritura dhe fajin për këtë e adresoi tek pala maqedonase.  Pançev nënvizoi edhe gjuhën e urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgarë e cila sipas tij është aktualizuar edhe më shumë ditëve të fundit.

Së pari duhet të themi se është e vërtetë se Bullgaria e ka marrë përsipër angazhimin që të ndihmoje Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë euro-integrimeve por me këta kushte të rëndësishme. Një prej tyre është Komisioni i përbashkët i historianëve të ketë përparim të dukshëm. Ky komision punon më shumë se dy vite por faktikisht nuk ka asnjë përparim të rëndësishëm. Sepse kushtet janë që Komisioni duhet të punoje mbi bazën e burimeve autentike mbi provat e besueshme historike ku debatohet për historinë e personaliteteve, ose për historinë e njerëzve që kanë jetuar në këto troje gjatë shekujve. Për fat të keq nuk ka asnjë përparim, pala Bullgare pretendon në dokumente të ndryshme autentike, derisa pala maqedonase nuk punon me komente, ndoshta ka qëllime të tjera politike”, deklaroi Anton Panchev, profesor në Universitetin e Sofjes.

The post Panchev: Komisioni i përbashkët dështoi, fajtor pala maqedonase appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

41 viktima dhe 1 022 raste të reja me COVID

admin

Mbillen 15 mijë drunj në sezonin e vjeshtës

admin

Ohër, trofta e vogël shitet në tregun e zi

admin

Leave a Comment