January 18, 2021
Portali Shprehja

Pandeli Majko reagon për arrestimet e ish-krerëve të UÇK-së

Arrestimet dhe aktakuzat për ish-krerët më të lartë të UÇK-së në Kosovë, kanë shkaktuar një “tërmet” politik edhe në Tiiranë, me politikanët që kanë dalë njëzëri në mbrojtje të Hashim Thaçit me shokë. Një prej tyre është edhe ish-kryeministri Pandeli Majko, protagonist në vitet e luftës me mbështetjen e tij për vëllezërit kosovarë.

Ai i mohon këto akuza nga Gjykata e Hagës. “Po të ishin të vërteta këto do të ishin bërë shumë dokumentarë deri tani, do të kishte informacione nga shtete partnere, anëtare të NATO-s. Për dijeninë tuaj, gjatë luftës në Shqipëri me kërkesë të qeverisë shqiptare është vendosur edhe një mision i gjykatës së Hagës për të shqyrtuar krimet e luftës dhe ky mision jetonte në vilën e kryeministrit se unë nuk jetoja atje, – thotë deputeti aktual i Partisë Socialiste. – Ka hetuar dhe ka mbledhur informacion për krimet e luftës që vinin nga pala serbe. Sa i përket insinuatave se krime të tilla janë bërë nga UCK, jo vetëm janë të tepruara, por do të vinte në dyshim prezencën e forcave të NATO-s. Prezenca ndërkombëtare në Shqipëri ka qenë e jashtëzakonshme” tha ai.

Majko flet edhe për akuzat e të ashtuquajturës “Shtëpia e verdhë” (ku sipas raportit të Dick Marty, mbaheshin dhe torturoheshin kundërshtarët dhe robërit e kapur nga UÇK, deri në heqjen e organeve të tyre), dhe thekson se e gjithë kjo stuhi e ngritur mund të jetë bërë për të ndryshuar elitën politike në Kosovë.

“Nuk ekziston asnjë dokument, që të ketë identifikuar natyra të tilla si ato që janë shkruar sot nga gjykata speciale”, – tha Majko te Opinion. E gjithë kjo stuhi,

Ai shton se e po bëhet për të ndryshuar elitën politike në Kosovë. “Për pozicionin e Shqipërisë dhe luftës janë dokumente, ka dosje të çdo shteti pjesëmarrës dhe arkivat e NATO-s. Kjo është një dramë për të gjithë. Mund të zgjidhej metodë më e ndryshme për të ndryshuar elitën politike të Kosovës. Ky është opinioni im”, përfundoi ai. /NOA

Të Ngjajshme

‘Erdogan po e përdor Ramën si dorën e tij për neo-otomanizmin’

admin

Të gjitha masat kundër koronavirusit në Kosovë, rankimi i komunave sipas zonave

admin

Zvicra i ashpërson masat | Iliria News Agency

admin

Leave a Comment