July 28, 2021
Portali Shprehja

Pandemia dëmtoi rënd shoqërimin mes fëmijëve

Nxënësit e shkollave fillore kanë gjetur mënyra të ndryshme për të kaluar pushimet verore pas përmbylljes së një viti shkollor nga distanca. Fëmijët që anketuam për Alsat kanë vendosur që çdo ditë të duket ndryshe nga tjetra kur bëhet fjalë për lojë e argëtim por pa lënë anash edhe aktivitetet edukuese.

“Po vazhdoj të shkruaj edhe më shumë dhe shpresoj që do e botoj edhe librin tim të dytë. E kam menduar temën, “Një jetë ndryshe” do të quhet libri, nëse e botoj. Kam shkruar se si kam kaluar me koronën. Shkruaj poezi edhe vjersha, tregime imagjinare ose diçka interesante që më ka ndodhë në jetën e përditshme, e shkruaj si tregim ose vjershë”, tha Diellona Veseli, nxënëse.

“Luajmë basketboll me klasën, mblidhemi bashkë. Jam duke e lexuar librin “Harry Potter” me diku 520 faqe që e kam planifikuar për këtë verë ta lexoj. Është I përshtatshëm për moshën që kam sepse ka fantazi, gjëra interesante”, theksoi Blina Murati, nxënëse.

Për shkak të pandemisë, Lina Arifi dëshiron që këtë verë ta kaloj duke eksploruar natyrën.

“Kam dëshirë t’i vizitoj vendet që kanë natyrë, sikurse parqet me lule, më  pëlqejnë qentë. Por, edhe dalim me klasën dhe luajmë shpesh basket, kam dëshirë të shkruaj poezi”, deklaroi Lina Arfi, nxënëse.

Gjithashtu, aktivitete të ndryshme për fëmijët  po organizohen edhe nga qendra të ndryshme edukuese të ashtuquajtura si shkolla verore. Drejtuesit e tyre thanë se Covid 19 ndikoi që fëmijët të jenë të etur për argëtim e shoqëri.

“Nxënësit, te ne përveç gjuhës angleze që mësojnë kanë çdo ditë edhe aktivitete tjera duke u nisur nga aktrimi, piktura, fotografia, kemi craft edhe vallëzim. Kuptohet se gjatë periudhës që kanë qëndruar në shtëpi, për tu zbavitur nxënësit tonë kanë përdorur gjithë këto pajisje teknologjike, duke qëndruar në telefon e lojëra. Ndërsa këtu ato harrojnë gjithçka”, theksoi Teuta Dauti, përfaqësuese e shkollës verore.

Sipas nxënësve, viti shkollor 2020-2021 do të mbetet gjatë në kujtimet e tyre për shkak të problemeve të shumta gjatë realizmit të procesit mësimor nga distanca.

Melihate Rustemi                              

.

Të Ngjajshme

Makina me shpejtësi 213km/h në autostradën e Maqedonisë! MPB shqipton 297 dënime për vozitje të shpejtë

admin

Rama dhe Vuçiq sot dhe nesër do të qëndrojnë në Shkup

admin

LSDM dhe PDSH do të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale

admin

Leave a Comment