Pandemia e COVID-19 po shpërndahet edhe në Afrikë

loading...

Pas një fillimi të ngadaltë, me rastin e parë të regjistruar në Egjipt më 14 shkurt, Afrika ka dëshmuar një përhapje të vazhdueshme të koronavirusit.

Në pak më shumë se një javë janë infektuar më shumë se 20 vende të tjera duke e çuar totalin në 30 nga 54 shtete afrikane, me 450 raste të njohura.

Dhe tani shumë vende po ndërmarrin masa rigoroze për të ndaluar pandeminë.

Vendet më të prekura gjenden në Afrikën e Veriut, ku janë konfirmuar 10 vdekje.

Egjipti ka regjistruar 166 raste dhe katër vdekje dhe Algjeria 60 raste dhe katër vdekje.

Sudani dhe Maroku secili prej tyre ka një vdekje.

Afrika e Jugut ka 62 raste.

Në Afrikën Lindore ka gjithsej 20 raste në gjashtë vende. Senegali është më i prekuri në Afrikën Perëndimore me 27 raste, shumica e tyre ishin të infektuara nga një qytetar i vetëm që u kthye nga Italia.

Dje OBSH paralajmëroi për rreziqet që lidhen me përhapjen e mundshme të epidemisë në vendet me kequshqyerje dhe praninë e shumë rasteve të HIV-it

.

loading...

Të ngjajshme

Zvicra lejon frekuentimin e vendeve të adhurimit fetar nga 28 maji

shprehja

Polici që u vra dje kishte qenë ushtar i UÇK-së

shprehja

Kroacia humbë çdo vit 15.000 banorë

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë