October 23, 2020
Portali Shprehja

Pandemia mbyll biznese të shumta çdo ditë

“Kjo është gjendja e Zejtarëve të Çarshisë. Problemet e tyre më së miri i pasqyrojnë edhe lokalet e mbyllura nëpër rrugët kryesore të Çarshisë së vjetër, fenomen i cili thuajse nuk ka ndodhur asnjëherë. Por, zejtarët edhe më së shumti, i brengos fakti që deri më sot, asnjë institucion shtetëror nuk është interesuar për gjendjen e tyre”.

Zejtarët ankohen se mungesa e punës për shkak të Pandemisë rrezikon ekzistencën e tyre.

Ne shumë rëndë mundemi të mbijetojmë, puna për 70-80% ka rënë tek të gjithë zejtarët që janë nëpër çarshi. // Rini nuk ka, popull nuk ka, lëvizje nuk ka nëpër Çarshi.

Asnjë nuk ka kaluar të na pyes se si i kemi punët, asnjë nuk ka pyetur a duhet me na ndihmuar, a të marrë ndonjë masë, të paktën pak të na kishin ndihmuar që këtë vit të na ndihmojë duke i mbuluar tatimet shteti. // Shumë zanate janë zhdukur, ja këtu është një që rregullon kitara dhe instrumente muzikore, aj është duke e mbyllur. // Edhe këto rrobaqepësit që kanë mbetur edhe ata janë duke u zhdukur.

Tash kur erdhëm në krizën e pandemisë, në krizën e Kovidit, kjo u bë shumë më e dukshme, po luftojmë për ekzistencë, po luftojmë të mos i mbyllim dyqanet. // Nëse nuk ndërmerr diçka pushteti, nëse diçka nuk do të ndërmarrin të Qeverisë, besoj se Çarshia ngadalë, ngadalë do të fillojë të mbyllë edhe dyqanet, se njerëzit janë në stadiumin e fundit të ekzistencës, dhe po e shoh se shumë njerëzit janë duke menduar ti mbyllin dyqanet dhe nuk munden ti mbajnë. Posaçërisht ata që paguajnë qira- deklaroi esanfi i Çarshisë.

Përveç që ka dëmtuar zejtarët në Çarshinë e vjetër të Shkupit, pandemia ka ndikuar negativisht edhe te bizneset tjera në Çarshi dhe rreth çarshisë, ku vërehen lokale të tëra të cilat jepen me qira ose që shiten.

Mefail Ismaili

Të Ngjajshme

Zaev, optimist për çeljen e negociatave këtë vit

admin

Rishikimi i buxhetit, të martën në seancë

admin

Shkupi dhe 10 komunat formojnë inspektorate

admin

Leave a Comment