October 2, 2022
Portali Shprehja

Papa Françesku viziton Kazakistanin

Papa Françesku ka mbërritur sot për një vizitë treditore në Kazakistan, ndërsa nesër do të marrë pjesë në Kongresin e liderëve të feve botërore dhe tradicionale.

Avioni me Papa Françeskun nga Roma u ul pas një udhëtimi gjashtë orësh në kryeqytetin e republikës së Azisë Qendrore. Kreu i Kishës Katolike sot do të takohet me presidentin Kasim-Zomart Tokajev dhe diplomatë.

Për Papën 85-vjeçare, i cili vuan nga problemet e gjurit dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon në karrige me rrota, vizita në Kazakistan është udhëtimi i tretë jashtë vendit këtë vit pas udhëtimeve në Maltë dhe Kanada.

Në kryeqytetin Nur-Sulltan, i cili deri në vitin 2019 quhej Astana, do të mbahet Kongresi i shtatë i liderëve të feve botërore dhe tradicionale.

.

Të Ngjajshme

Uragani shkatërrues gjunjëzoi pjesë të SHBA-së

“Vendi është 1 km larg nga vendi ku ka ndodhur aksidenti i 22-vjeçarit nga Kumanova”

admin

Gjendet një trup i pajetë në ujrat e lumit Vardar, dyshohet të jetë i 22-vjeçarit nga Kumanova

admin

Leave a Comment