January 31, 2023
Portali Shprehja

Para se të shkojë te Rama në Tiranë, Taravari për vizitë te Kurti në Prishtinë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari të martën do të qëndrojë në Kosovë ku do të takojë krerët shtetëror dhe liderët e partive politike. Taravari në Prishtinë do të pritet nga Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi, mëson ekskluzivisht TV21. Takimet i kanë konfirmuar nga kabineti i Taravarit prej ku thonë se do të bisedohet kryesisht për zhvillimet e fundit politike dhe rajonale, si dhe temat me interes të përbashkët. Pas vizitës në Prishtinë, Taravari do të udhëtojë për në Tiranë ku do të takojë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të darkës që ka organizuar për liderët e partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut./tv21.tv

Të Ngjajshme

Pas kësaj ore bëni mirë të mos pini kafe

Këto ushqime duhen shmangur përpara se të shkoni në palestër

Ky është ushqimi më i keq për veshkat!

Leave a Comment