14 C
Skopje
October 20, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Parafushata s’mund të ndalet, PZAP e hedh një ankesë si të palejuar

Mirëpo, propagandë të mëhershme zgjedhore nisi gjatë kësaj të marte partia e Ramush Haradinajt.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në sheshet kryesore të Prishtinës vendosi disa billborda në të cilët pasqyrohej Ramush Haradinaj, me moton e fushatës së kësaj partie ‘100% Kosovë’.

Për këtë lajmi.net kërkoi një sqarim ditë më parë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nëse ka thyerje të ligjit për këtë rast. Të njëjtit i thanë lajmi.net se nuk është kompetencë e tyre të sqarojnë nëse ka shkelje të ligjit për rastin në fjalë.

Por me një vendim që PZAP ka marrë sot, lë të kuptohet se parafushata nuk mund të ndalet.

Në vendimin e siguruar nga lajmi.net, bëhet e ditur se për fushatë të parakohshme është ankuar subjekti politik Gragjanska Inicijativa Gore (GiG) me seli në Dragash, duke paraqitur ankesë kundër subjektit politik Pokret za Goru (PG) po me seli në Dragash.

Kjo ankesë është hedhur si e palejuar mga PZAP.

Në arsyetim thuhet se paneli ka konstatuar që me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me Rregullat Zgjedhore nuk është paraparë sanksionimi apo marrja e masave tjera ligjore për këtë periudhë të parafushatës zgjedhore. /Lajmi.net/

 

 

Artikuj të ngajshëm

Ziadin Sela: Shkojmë në zgjedhje, na priftë e mbara

shprehja

INA: Zaev largohet, Qeveri teknike 100 ditëshe, zgjedhjet më 12 prill

shprehja

Pendarovski: Ja përse kam ftuar këtë format të liderëve, dy maqedonas dhe pesë shqiptarë

shprehja