November 28, 2020
Portali Shprehja

Paralajmërime për “pastrimin” e gjyqësorit

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, thotë se Qeveria nuk heq dorë nga premtimi për të pastruar gjyqësorin, ndërsa në 100 ditët e para të mandatit do të ketë gati një model se si do të zbatohet pastrimi. Në emisionin “360 gradë” në Alsat, Mariçiq tha se ideja themelore është që pastrimi të bëhet pa ndryshuar ligjet, por për këtë do të vijojnë konsultime .

“Gjëja më e rëndësishme do të jetë përcaktimi i statusit të pasurisë dhe origjinës së pasurisë së secilit prokuror përmes Komisionit Anti-korrupsion dhe analiza e rasteve – 5% e përzgjedhjes së rastësishme, por edhe të rasteve që janë vjetruar, në çfarë baze janë vjetruar, nëse mund të ketë mosveprim të qëllimshëm të gjykatësve apo prokurorëve dhe ky do të jetë filtri i parë “.

Reformat e paralajmëruara janë shenjë e vullnetit politik, por për një gjyqësor efikas, kërkohen prerje më të thella, thotë profesori universitar Temellko Ristovski. Ai efikasitetin e gjykatësve e mat me numrin e gjykimeve që nuk kanë rënë para instancave më të larta, por beson se është e nevojshme të parandalohet ndikimi politik mbi ata që e ndajnë drejtësinë.

“Nëse gabon qëllimisht, nëse gabon për shkak të korrupsionit, nuk është mirë dhe kjo është arsyeja pse duhet të shkohet më thellë. Për të gjithë ata gjykatës për të cilët ka indikacione se kanë shkelur ligjin, se punojnë në mënyrë joefikase për shkak të shpërdorimit të detyrës së gjykatësit, të bëhet pastrim për të gjithë”

Pastrimi i Gjyqësorit është premtim parazgjedhor i LSDM-së që ishte ndër prioritetet edhe në paraqitjen e kryeministrit Zoran Zaev. Në fjalimin e tij të parë publik pas zgjedhjeve parlamentare në korrik të këtij viti, Zaev tha se rezultatet e zgjedhjeve ishin për shkak të kërkesave për drejtësi, çështje për shkak të së cilës, disa qytetarë në vend të votimit, vendosën të qëndronin në shtëpi në ditën e zgjedhjeve.

Alsat

 

Të Ngjajshme

Trotuaret në Çair, vendi “ideal” për parkim

admin

VMRO-ja vazhdon protestat, kërkon dorëheqjen e Zaevit

admin

Koronavirusi, Prilepi nuk do të vendoset në karantinë

admin

Leave a Comment