November 25, 2020
Portali Shprehja

Paralajmërimi i Conte-s: Kjo do të ishte një katastrofë

Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në prag të derbit kundër Milan-it, Antonio Conte ka folur në lidhje me rastet pozitive me Covid brenda klubeve të Serisë A dhe mundësisë së një tjetër ndërprerje të kampionatit:

“Duhet të jemi të gjithë bashkëpunues, duke pranuar situatën. Sporti në përgjithësi po e pranon, ashtu edhe i gjithë vendi”, ka thënë trajneri i Inter-it.

“Duhet durim, kemi kaluar një periudhë shumë të ashpër dhe sinqerisht më ka ardhur keq që e kemi harruar kaq shpejt”.

“Duket se po kthehet një fazë e re e komplikuar, kështu që duhet unitet për t’u përballur me këtë situatë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për të shkuar përpara”.

“Një ndalesë tjetër do të ishte një katastrofë. Është e kotë të ankohemi për mungesat ose se kush është më i penalizuar nga kjo situatë”.

.

Të Ngjajshme

Video: Atalanta shtang Liverpool-in me dy gola në katër minuta

admin

Edhe politika shqiptare i bashkohet dhimbjes për Maradona! Rama e Berisha me postim

admin

Milani dhe Interi kujtojnë Maradona! Dedikimi i dy klubeve të Milanos për legjendën argjentinase

admin

Leave a Comment