July 27, 2021
Portali Shprehja

Paraqitja e Albin Kurtit në Bruksel ishte super e mirë – Iliria News Agency

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka përgëzuar ish-bashkëpartiakun e tij, kryeministrin Albin Kurti, për paraqitjen që pati të hënën në Bruksel kur ishte përballë presidentin serb Aleksandar Vuçiq në takimin e dytë me të.

Madje, ai ka thënë se paraqitja e tij ishte më e mirë se vetë punët e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Jepni meritat ku duhet! Paraqitja e Kosovës – Albinit dje në dialog ishte super e mirë. Më e mirë se sa punët qysh i kemi si shtet!”, ka shkruar Ahmeti në Tëitter.

Vuçiq pas takimit të djeshëm ka thënë se me Kurtin ishte vështirë të merrej vesh për ndonjë gjë.

Kurti, nga ana tjetër, ka thënë se ia ka dhuruar tri libra për Kosovën Vuçiqit, por se ai nuk i ka pranuar.

Të Ngjajshme

Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin – Iliria News Agency

admin

NJË PERSONI NË AEROPORTIN E PRISHTINËS I GJENDET NJË ELEKTROSHOK – Iliria News Agency

admin

Bllokohet faqja në internet e udhëheqësit të opozitës ruse Aleksei Navalni – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment