June 27, 2022
Portali Shprehja

“Partia u privatizua nga “lideri” dhe klani i tij”, Zejdi me kritika të ashpra ndaj Gashit dhe Alternativës

Pasi partia e deridjeshme e tij i kërkoi të kthej mandatin e deputetit, Skender Rexhepi – Zejdi përmes një statusi të publikuar në Facebook ka thyer heshtjen duke u përgjigjur si për lagrimin nga subjekti politik Alternativa e deri tek përgjigja për kthimin e mandatit të deputetit.

“Kam heshtur që, nga ju të dëgjoj zërin kritik ndaj “reformave” që dëmtuan partinë si dhe ndaj qasjes së privatizimit të partisë nga ana e “liderit” dhe klanit të tij.
Prandaj, sot mos e vajtoni mandatin e deputetit sepse ofendoni të gjithë ata votues dhe përkrahës politik. Në vend që të vajtoni mandatin e deputetin, sëbashku të vajtojmë thyerjen e shpresës së mijëra të rinjve, shpresës për ndryshim dhe për një ardhmëri më të mirë të shoqërisë së përvuajtur shqiptare”, shprehet Rexhepi, përcjell KlanMacedonia.mk

Tact Watches

Në të njejtin status Rexhepi i përgjigjet edhe partisë së tij të deridjeshme e cila i kërkoi të kthej mandatin e deputetit të fituar në emër të Alternativës.

“E pastaj, nëse duhet të kërkohet mandati i deputetit, sëpari kërkojeni ate nga “lideri” i partisë i cili plot dy vite është deputet dhe nuk ka as edhe një fjalim të vetëm qoftë në seanca parlamentare, qoftë në komisione parlamentare. Pyeteni atëherë, për çfarë i duhet atij mandati i deputetit? Kërkojeni mandatin nga ai i cili brenda një viti të fundit, tre herë ndryshoi sekretarët e përgjithshëm dhe nënkryetarët e partisë ndërsa vet mbeti i pandryshueshëm. Pyeteni si e “harroi” fjalën – llogaridhënie?, shkruan mes tjerash Rexhepi.

Ditë më parë deputeti Skender Rexhepi përmes një letre drejtuar shërbimeve të Kuvendit njoftoi se shkëputet nga subjekti i tij Alterantiva dhe do të verpoj si deputet i pavarur. E pas këtij veprimi të Rexhepit reagoi menjëherë partia e tij e deridjeshme e cila i kërkoi deputetit në fjalë të dorëzoj mandatin e fituar në emër të partisë. /KlanMacedonia/

Postimi i plotë i Rexhepit në FB

Të dashur aktivistë dhe pjestar të strukturave partiake…
Kam heshtur që nga data 05 prill 2021 (dita kur në mungesën time u bënë “reformat” partiake);
Kam heshtur që t’i jap mundësi “reformuesit” që me këto reforma ta rrisë partinë, por ndodhi e kundërta fuqia strukturore e partisë u tkurr;
Kam heshtur që, nga ju të dëgjoj zërin kritik ndaj “reformave” që dëmtuan partinë si dhe ndaj qasjes së privatizimit të partisë nga ana e “liderit” dhe klanit të tij.
Prandaj, sot mos e vajtoni mandatin e deputetit sepse ofendoni të gjithë ata votues dhe përkrahës politik. Në vend që të vajtoni mandatin e deputetin, sëbashku të vajtojmë thyerjen e shpresës së mijëra të rinjve, shpresës për ndryshim dhe për një ardhmëri më të mirë të shoqërisë së përvuajtur shqiptare.
E pastaj, nëse duhet të kërkohet mandati i deputetit, sëpari kërkojeni ate nga “lideri” i partisë i cili plot dy vite është deputet dhe nuk ka as edhe një fjalim të vetëm qoftë në seanca parlamentare, qoftë në komisione parlamentare. Pyeteni atëherë, për çfarë i duhet atij mandati i deputetit?
Kërkojeni mandatin nga ai i cili brenda një viti të fundit, tre herë ndryshoi sekretarët e përgjithshëm dhe nënkryetarët e partisë ndërsa vet mbeti i pandryshueshëm. Pyeteni si e “harroi” fjalën – llogaridhënie?
Kërkojeni mandatin nga ai që me “reformat” partiake arriti që, nga zgjedhjet parlamentare 2020 deri në zgjedhjet lokale 2021, ta përgjysmojë fuqinë elektorale të partisë dhe të mbetemi partia e vetme që nuk ka fituar asnjë komunë? Kërkojeni mandatin nga ai që nga partia arriti të largoj themeluesit e organeve lokale nga Kumanova, Likova, Buteli, Çairi, Studeniçani, Saraji, Zhelina, Bogovina, Tetova, Gostivari, Vrapçishti, Dibra e Struga?
Kërkojeni mandatin nga ai që fal “suksesit” të tij si deputet dhe “lider”, në të gjitha sondazhet dhe anketat partia është e fundit.
Dhe po, në momentin që “lideri” i partisë I PARI të dorëzojë mandatin e deputetit, unë bëhem i dyti, pavarësisht faktit që jam munduar gjithmonë t’i shërbej nevojave të votuesve tonë dhe të ngrej zërin kritik qoftë nga pozicioni i opozitës, qoftë nga ai i pozitës.

Të Ngjajshme

Medison Kejs, anulon pjesëmarrjen në Uimbëlldon

Punonjësit e parkut zoologjik në Greqi vrasin shimpanzen, qytetarët paralajmërojnë protesta

Çellsi afër firmosjes së kontratës me sulmuesin e Sitit

Leave a Comment