April 17, 2021
Portali Shprehja

Partitë humbëse e kanë për detyrë ti votojnë institucionet – Iliria News Agency

Deputeti i PDK-së dhe ish-nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha për Euronews Albania se partitë që humbin zgjedhjet duhet të mbështesin dhe të votojnë për institucionet, pasi në të kundërt ekziston rreziku të mos zbatojnë as ligjet e vendit.

“Duke pasur parasysh se ne duhet të mësohemi të mos e urrejmë njëri tjetrin dhe të mos e kundërshtojmë në kushtet kur ai i fiton zgjedhjet.

Është bërë praktikë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri që ai që i humb zgjedhjet nuk voton për institucionet dhe ata që nuk i votojnë institucionet, ekziston rreziku që të mos i zbatojnë as ligjet e vendit”, tha deputeti i PDK.

Z. Haliti shpjegoi se arsyeja pse votoi pro zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar kuvendi është se kryetrari i parlamentit i takon partisë fituese dhe se Konjufca nuk kishte një kundërshtar tjetër brenda partisë së tij. Sipas tij, Konjufca është një deputet aktiv të cilin e njeh.

Të Ngjajshme

Serbët kishin qëllim ta zhduknin popullin shqiptar nga faqja e dheut – Iliria News Agency

admin

Edi Rama pohon se ka parë hartën për ndarjen e Ballkanit – Iliria News Agency

admin

“Në 321 shtëpi të shëndetit në Serbi, isha i vetmi i kombësisë shqiptare“ – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment