February 25, 2021
Portali Shprehja

Partitë me kundërthënie për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Pesimizëm edhe në negociatat e reja për ndryshimin e Kodit zgjedhor. Kryeministri Zaev thotë se pa konsensus, ndryshimet nuk mund të bëhen dhe shton se deri tani s’ka mundur kurrë të merret vesh me Mickoskin.

“Çështje të caktuata nuk varen vetëm nga ne. Përcaktimi jonë është vetëm një njësi zgjedhore. Partitë më të vogla janë “për” por partitë më të mëdha siç jemi ne, nuk janë pikërisht “për”, kurse ligji duhet të miratohet me konsensus. Nëse sjellim vendim me votim, ne do të votojmë sipas përcaktimit tonë. Por, si parti më e madhe në vend dhe me më shumë deputetë, mbajmë llogari për konsensusin, a do të miratohen (ato ndryshime) ose jo”, tha Zoran Zaev, kryeministër.   

Disa nga kërkesat e opozitës maqedonase, sipas Zaevit, siç është ajo e zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një rreth zgjedhor, janë të pazbatueshme. Kreu i opozitares Hristijan Mickoski kishte deklaruar se partia e tij është përgatitur me argumentet e saj për të gjitha idetë që janë në tavolinë.

“Bëhet fjalë për negociata politike për një njësi zgjedhore me census ose prag të cilin duhet ta kalojë një strukturë e caktuar. E dyta janë listat preferenciale të cilat do të zbatoheshin në zgjedhjet lokale që vinë për listat e këshilltarëve, më tej, zgjedhja e kryetarëve të komunave në një rreth zgjedhor, votimi i diasporës dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR-së. Negociatat do të fillojnë. VMRO-DPMNE-ja është e përgatitur dhe ka argumentet e saj për këto pika”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.   

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaron se këtë çështje ua beson ekspertëve. Thotë se nëse nuk ka konsensus, ndryshimet nuk do të bëhen.

“Pa një konsensus politik nuk mund të arrihet një dakordësi për ndryshimin e Kodit zgjedhor, sepse ka dallime të cilat ekzistojnë mes partive politike. Nëse nuk ka konsensus mbetet po ai ligj”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon lista të hapura dhe tetë njësi zgjedhore të cilat thotë se do të jenë komfor fuqizimit të votës së shqiptarëve.

“Mbetemi në qëndrimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor nga ai proporcional, në lista të hapura, edhe për zgjedhjet lokale por gjithsesi dhe në ato parlamentare. Qëndrimi ynë i njohur është në ndryshimin e njësive zgjedhore nga 6 njësi zgjedhore në 8 njësi duke u bazuar në zonat e zhvillimit rajonal. Deputetët tanë do të përgatisin qëndrime konkrete për të arsyetuar kërkesën tonë”, thonë nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Debati për Kodin zgjedhor është i përhershëm. Negociatat e fundit janë zhvilluar në vitin 2019 por dështuan. Partitë politike nuk kanë arritur të bien dakord për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të KSHZ-së, për modelin zgjedhor dhe as për votimin e diasporës.

Fatlume Dervishi

.

Të Ngjajshme

VMRO-ja, akuza për partizimin e regjistrimit

admin

Xholev: Për arrestin shtëpiak të Mijallkovit gjykata ka vepruar me korrektësi

admin

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë

admin

Leave a Comment