June 22, 2021
Portali Shprehja

Partitë politike në përgatitje të programeve për zgjedhje

Partitë opozitare akoma janë në përgatitje të agjendës së zgjedhjeve lokale. VMRO-DPMNE-ja nuk bën të ditur sloganin dhe ngjyrat me të cilat do të hyjë në garën zgjedhore. Lidhur me koalicionet parazgjedhore, parimisht partia më e madhe opozitare është e hapur për bashkëpunim parazgjedhor.

Në bashkëpunim është i mirëseardhur çdo kush që është kundër krimit të LSDM-së dhe neve këtë e kemi potencuar publikisht disa herë. Me LSDM-në e ardhmja është e pamundur. Koha katër vjeçare dëshmoi gjithçka deri tani”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Edhe opozita shqiptare është duke punuar në programin zgjedhor, sloganin dhe ngjyrat. Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët, Remzi Memedi thotë se për momentin partnerët e koalicionit ASH-AAA janë duke harmonizuar programin, ndërsa më pas do të dakordohen edhe për sloganin dhe ngjyrat. Si emra të sigurt që përmenden janë Arben Taravari në Gostivar, Isen Shabani në Vrapçishtë, dhe Albon Xhemaili në Bogovinë. Për koalicionet parazgjedhore është herët të flitet.

Mendoj që slogani dhe platforma diktojnë njëra tjetrën. Kur të kemi programin do të kemi një slogan që i përgjigjet atij. Unë mendoj që do të jetë diçka e mirë për qytetarët. Ne tashmë kemi një partner koalicioni, pra Alternativën. Bashkë me ata jemi duke punuar për të konkretizuar natyrat teknike. Ndërsa për koalicionet tjera për momentin nuk ka diçka që mund të thuhet”, pohoi Remzi Memedi, kryetar i Shtabit Zgjedhor ASH-AAA.

Ditë më parë LSDM-ja zgjodhi për shef shtabi, Lupço Nikollovskin. Socialdemokratët në zgjedhjet lokale të tetorit do të garojnë me sloganin “Me të mirën për komunën tonë”, ndërsa ngjyrat e partisë mbeten ato të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Nga ky subjekt thonë se akoma janë duke punuar në caktimin e kandidatëve për kryetar komunash, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se ka negociata për koalicione parazgjedhore në komuna të caktuara me BDI-në dhe PDSH-në. Ndërkohë BDI më 5 qershor shpalosi agjendën e gjelbër, e cila mësohet të jetë edhe përcaktim programor për zgjedhjet lokale. Moto e këtij subjekti do të jetë “Për një të ardhme të gjelbër”, e cila sipas tyre bazohet në sfidat ekologjike të cilat e presin vendin tash e tutje. I vetmi kandidat i sigurt i integristëve tani për tani është kreu aktual i Likovës Erkan Arifi për të cilin Ahmeti e promovoi në një takim me banorët në atë zonë. Nga BDI thonë se ditëve në vijim do t’i promovojnë edhe kandidatët e tjerë. Për kandidat për kreun e Shkupit nga LSDM e BDI thonë se është akoma herët të flitet.

Adrian Kerimi

.

Të Ngjajshme

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 81-të

admin

11 qytete të vendit rezultojnë pa raste aktive me COVID

admin

Më 3 korrik lirohet Sedat Aliu, babai i Almir Aliut

admin

Leave a Comment