Inter është skuadra e parë që kualifikohet në finalen e Champions League për sezonin 2022/23. Pas fitores në ndeshjen e parë me shifrat 0-2, zikaltërit mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit Milanin, këtë herë me rezultatin 1-0.
Heroi i sfidës për Interin ishte Lauataro Martinez i cili gjeti rrugën e rrjetë në minutën e 74-të të pjesës së dytë teksa nga një pozicion i prirët mposhti Maignan. Inter rikthehet kështu në finalen e Champions League pas 13 vitesh, teksa për herë të fundit e fituan kompeticionin europian ku kundërshtar kishin Bayern Munich.
Tashmë, të besuarit e trajnerit Simone Inzaghi presin të mësojnë të mërkurën fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist, Manchester City-Real Madrid. Interi shume superior karshi nje Milani qe ka bere majft pak ne 180 minuta dhe ka rrezikuar porten zikalter vetem ne disa episode sporadike dhe individuale.
Per zikalterit vazhdon momenti magjik bashke me kampionatin.
.