January 16, 2022
Portali Shprehja

Pas 14 vitesh seanca e fundit për “Syri i Gjarprit” Dy avokatë edhe 3 të akuzuar tashmë kanë ndërruar jetë

Pas 14 vitesh endje në gjykata sot është mbajtur seanca e fundit për dy nga të akuzuarit për aksionin policor “Syri i Gjarprit”. Avokati Qenan Ramani që përfaqëson njërin prej të akuzuarve pret që gjykata të vendosë në favor të të akuzuarve, pasi që për këtë lëndë nuk ka asnjë dëshmi.

“Pas 14 viteve u përfundua lënda penale e njohur si “Zimsko oko” apo “Syri i gjarprit”. Kjo lëndë ka filluar në vitin 2007 edhe deri më sot që isha unë si avokat mbrojtës të njërit dhe kolegu im për një të akuzuarit tjetër, Toni Anatasovski, sot mbajtëm seancën e fundit ku Prokuroria qëndronte mbi akuzën që i rëndon keqpërdorim të detyrës zyrtare edhe pozitës”, tha Qenan Ramani, avokat.

Tact Watches

“Syri i Gjarprit” është procesi gjyqësor ku akuzohen 71 persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga ajo kohë e deri më tani tre nga të akuzuarit dhe dy avokatë tashmë kanë vdekur.

“Në bazë të informacioneve të mia kanë nderuar jetë dy avokat edhe tre të akuzuar. Kemi një vendim gjyqësor të datës 26.02.2021 ku Gjykata Themelore Panele në Shkup ka dhënë një vendim ku 20 të akuzuar ka liruar nga akuza për të cilën akuzohen dhe ka refuzuar akuzën nga Prokuroria”, pohoi Qenan Ramani, avokat.

Sipas avokatit Rahmani proceset e stërzgjatura gjyqësore në Maqedoni përpos që janë të lodhshme për vetë të akuzuarit, ky proces gjyqësor shtetit i ka kushtuar mbi 600 mijë euro për shpenzimet e avokatëve.

“Është shumë e vështirë edhe për të akuzuarit që kanë ardhur në gjykatë, kanë pasur harxhime por kjo ka pasur edhe një kosto të madhe edhe për shtetin, parashihet një shumë për harxhimet për avokatëve që i kanë mbrojtur deri në 600 mijë euro”, deklaroi Qenan Ramani, avokat.

“Syri i Gjarprit” ishte aksioni policor ku u akuzuan 71 persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare në pikat pagesore rrugore, ndërsa deri më sot janë zhvilluar mbi 160 seanca gjyqësore.

Të Ngjajshme

Xhaferi: Do të ketë votime me skafandar nëse do të jetë e nevojshme

admin

Petkov: Nuk ekziston minoritet maqedonas në Bullgari

admin

Kodra e Diellit “bllokohet” nga turistët

admin

Leave a Comment