Të paktën 13 arkivole prej druri të vulosur janë zbuluar në nekropolin antik të shkretëtirës të Saqqara në Egjipt, transmeton lajmi.net.
Këto arkivole janë veçanërisht emocionuese sepse pjesët e brendshme të tyre kanë mbetur të paprekura.
Ndryshe nga mijëra arkivole të tjerë të gjetur në Saqqara.
Sipas Ministrisë së Egjiptit të Turizmit dhe Antikiteteve, arkivolet u gjetën në një bosht varrimi 11 metra nën tokë.
Kutitë prej druri të zbukuruara u grumbulluan njëra mbi tjetrën. Disa prej arkivoleve janë ruajtur aq mirë sa mund të shihni akoma bojë me ngjyra në to.
Arkeologët mendojnë se mund të ketë më shumë arkivole në bosht, në pritje të gjetjes. Ashtu si me çdo zbulim të ri të varrimit egjiptian antik, gjithmonë flitet për ‘mallkimin e faraonëve’.
Disa njerëz besojnë se mallkimi do të prekë këdo që shqetëson mbetjet e mumifikuara të një personi të Egjiptit të Lashtë. Ky mallkim i supozuar nuk thuhet se bën dallimin midis arkeologëve dhe hajdutëve dhe thuhet se shkakton fat të keq, sëmundje apo edhe vdekje.
Shpesh është e lidhur me mbretin Tutankhamun dhe njerëzit që vdiqën pasi hapën varrin e tij. Saqqara mendohet të ketë qenë vendi i varrosjes kryesore për kryeqytetin antik të Egjiptit, Memfis.
Egjiptianët e lashtë varrosën të vdekurit e tyre atje për 3 mijë vjet. /Lajmi.net/
