March 1, 2021
Portali Shprehja

Pas bojkotit dyjavorë, maturantët iu rikthyen procesit mësimorë

Pas bojkotit 15 ditor, maturantët iu rikthyen mësimit. Megjithatë, për Unionin e Nxënësve të shkollave të mesme kjo nuk do të thotë se janë tërhequr nga kërkesat e tyre. Ata kërkojnë takim urgjent me kryeministrin Zaev. Gjithashtu, deri në fund të muajit presin që deputetët t’i miratojnë ndryshimet në ligjin për arsim të mesëm, në të kundërtën kërcënojnë me protesta në mbarë vendin si dhe vendosjen e tendave përpara ministrisë së Arsimit.

Kthehemi në mësim që të ju japim kohë deputetëve të gjejnë një zgjidhje. Presim që Komisioni për Arsim dhe Shkencë ta shqyrtojë propozim ligjin. Pas takimit që Unioni kishte në Kuvend, jemi të sigurt se kemi mbështetjen e më shumë se 70 deputetëve. Bojkoti ynë është rezultat i asaj që institucionet u treguan të shurdhër ndaj kërkesave tona -thonë nga Unioni i Nxënësve të shkollave të mesme të vendit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ALSAT edhe njëherë u shpreh e palëkundur se për këtë vit, një kërkesë e tillë është e pa realizueshme. Shtuan se koncepti i ri i maturës shtetërore po përpilohet nga grupi punues dhe se i njejti do të praktikohet nga viti i ardhshëm shkollor.

Kujtojmë se 14 mijë nxënës kanë paraqitur maturën shtetërore…Nxënësit të cilët nuk planifikojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë kanë zgjidhje ta kalojnë vetëm maturën shkollore dhe atë profesionale. Koncepti për dhënien e maturës shtetërore është miratuar që nga fillimi i këtij viti shkollor, ndërsa maturantët, Unioni i nxënësve ishin të informuar në kohë se me çfarë koncepti do të realizohet matura shtetërore – njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ndërkohë VMRO DPMNE-ja përmes një kumtese kërkoi nga deputetët e partive të tjera në Kuvend që t’i japin mbështetje propozim ligjit të cilin ata e propozuan javës së shkuar, i cili ka të bëjë me përmbushjen e kërkesave të maturantëve. Afati i parë i maturës shtetërore është në muajin Maj.

Vjollca Aliti

 

.

Të Ngjajshme

Shilegov këmbëngul që mali Vodno të miratohet me ligj të posaçëm

admin

Rikthehet dialogu “Zhan Mone”, partitë bisedojnë për rishikimin e Rregullores

admin

ASH: Komuna e Tetovës t’u sigurojë ujë qytetarëve

admin

Leave a Comment