October 4, 2023
Portali Shprehja

Pas dy viteve në kërkim, arrestohet ish-polici serb i Kosovës, Goran Saviq në veri të Mitrovicës për marrje të mitos

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës nga komunitetit serb, Goran Saviq është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin “marrje të mitos”, dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, i dyshuari është vënë në kërkim nga policia që nga viti 2021.

“Është arrestuar sot Goran Saviq, person i kërkuar nga Policia e Kosovës, nga departamenti i krimeve të rënda, që nga viti 2021. Ish-polici i Policisë së Kosovës, i vitit të lindjes 1984 është arrestuar ‘për marrje të mitos’ dhe ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ ”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Voziti me shpejtësi 228 km/h në autostradë, gjobitet me 300 euro

admin

Pengojnë punëtorët e kontraktuar nga Komuna e Istogut, kanosin edhe zyrtarët policorë – arrestohen dy persona

admin

Degradim dhe shkatërrim i mjedisit në fshatrat e Zveçanit, policia dërgon tre kamionë për verifikim të dokumentacionit në terminalin doganor

admin

Leave a Comment