October 2, 2022
Portali Shprehja

Pas Istogut, një tjetër rast i dhunimit raportohet se ka ndodhur ndaj një të miture në Klinë – policia ka arrestuar të dyshuarin

Rastet e dhunimit kohëve të fundit janë shtuar në Kosovë.

Pas rastit të 11 vjeçares në Prishtinë, një tjetër rast është raportuar se ka ndodhur një muaj më parë në Istog ku viktimë ka qenë një e mitur.

Ndërkaq policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar edhe për një rast tjetër të dhunimit në komunën e Klinës ndaj një të miture.

Sipas raportit thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës fermër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Goditet për vdekje një person në Podujevë

admin

Vdes një femër në Drenas, kishte shenja dhune

admin

Dyshon se gruaja i hodhi “diçka të dëmshme” në ushqim, burri nga Skenderaj merr tretman mjekësor në QKUK  

admin

Leave a Comment