Që kur Ronaldo u transferua në Arabinë Saudite me familjen e tij për shkak të përfshirjes së tij me klubin Al Nasr, e fejuara e tij Georgina Rodriguez është përballur me shumë kritika për veshjet e saj të dukshme.
Duket se Georgina ende ka vendosur t’i përshtatet mënyrës së jetesës atje, ndaj në lojë është shfaqur me xhinse, fanell dhe taka.
Georgina e pa lojën në shoqërinë e djalit të madh të Ronaldos, Cristiano Ronaldo Jr.
View this post on Instagram
Çanta e saj Birkin tërhoqi veçanërisht vëmendjen – ky model kushton gati 100 mijë euro.
“Mos u mburrni me çantat dhe bizhuteritë, mësoni më mirë anglisht”, “Mund të blini një shtëpi me çmimin e kësaj çante”, “Ato çanta janë shumë të shtrenjta dhe ju keni të paktën 10”, janë vetëm disa nga komentet.
Si për kujtesë, e fejuara e Ronaldos ishte së fundmi mysafire në çmimet Joy Awards në Arabinë Saudite, e cila është një nga ceremonitë më të mëdha të çmimeve në rajon që nderon të famshëm për arritjet e tyre.
Georgina në këtë ceremoni dha edhe një intervistë të shkurtër në gjuhën angleze dhe nervozizmi dhe theksi i saj i bënë të mos kuptoheshin aq thëniet e saj dhe shumë e talleshin me të në rrjetet sociale.
.