May 11, 2021
Portali Shprehja

Pas lajmit në Alsat, Dragi Rashkovski jep dorëheqje

Dragi Rashkovski përmes një letre drejtuar kryeministrit Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit për Monitorimin dhe Mbështetjen e Institucioneve në zbatimin e programeve të punës së Qeverisë, transmeton Alsat. Dorëheqja e tij vjen menjëherë pas hulumtimit të publikuar në TV Alsat gjatë ditës së djeshme, ku u zbulua se familja Rashkovski do ka nisur punimet për ndërtimin e një pallati luksoz në fshatin Pobozhje.

Në lidhje me: Alsat: Familja Rashkovski do të ndërtojë pallat luksoz në fshatin Pobozhje

“Kur politika (politizimi) bëhet më e zhurmshme se shkencat natyrore, atëherë atmosfera e punës bëhet e papërshtatshme për dikë që është mësuar të kërkojë logjikën në gjithçka. Prandaj po ju paraqes këtë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve gjatë realizimit të programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe të projekteve strategjike. Roli im si në këtë pozicion ashtu edhe në pozicionin e mëparshëm si Sekretar i Përgjithshëm ishte që t`i jepja një dimension të ri dinamik jetës shoqërore”, thuhet mes tjerash në letrën e Rashkovskit drejtuar kryeministrit Zoran Zaev.

.

Të Ngjajshme

Zaev pas takimit me Varhej: Nuk negociojmë për identitetin tonë!

admin

Gati amendamentet me të cilat do të ndryshohet teksti i Ligjit të Shtetësisë

admin

Diplomacia europiane: Hapni sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

admin

Leave a Comment