February 28, 2021
Portali Shprehja

Pas ndarjes nga i dashuri, 35-vjeçarja martohet me veten

Një 35-vjeçare u martua me veten në një ceremoni intime para familjes dhe miqve, pasi u nda nga i dashuri i saj me të cilin kishte shumë vite lidhje. Meg Taylor Morrison, nga Atlanta, Georgia,  kishte dashur dhe planifikuar të martohej në ditën e Halloween 2020, por pasi u nda nga partneri i saj, vetëm katër muaj para kësaj date, ëndrrat që kishte thurur për dasmën në këtë ditë, u shuan.

Kjo, derisa ajo dëgjoi për ceremonitë e vetë-martesës , dhe vendosi se nuk donte të priste që partneri i përsosur të vinte, përpara para se të organizonte ceremoninë e saj të përsosur të martesës.

Ajo kaloi muaj duke planifikuar ceremoninë e saj, të cilën ajo e quajti një akt të “dashurisë ndaj vetes” . Ajo e kurorëzoi këtë martesë duke puthur reflektimin e saj në një pasqyrë, pasi bëri zotimet .

Image

Ashtu si shumica e nuseve të ardhshme, Meg planifikoi me kujdes ditën e saj të veçantë për muaj me radhë, porositi një tortë martese të bërë me porosi, zgjodhi fustanin perfekt dhe natyrisht, zgjodhi një unazë diamanti vezulluese.

Nëna e Meg fillimisht ishte e shqetësuar se vendimi i saj për t’u martuar me veten, do të dukej  egoist.

Image

Por, për Meg, arsyeja kryesore për t’u martuar me veten ishte të përmbahej nga përpjekja për të kënaqur njerëzit e tjerë dhe për ta vendosur veten në vend të parë.

Ceremonia u ndoq nga dhjetë miq dhe familja më e ngushtë e Meg në Boulder, Colorado, me të gjithë mysafirët që iu përmbajtën udhëzimeve të rrepta kundër COVID-19.

Image

Image

Të Ngjajshme

Harroi ku e parkoi, pronari e kërkoi tri javë rresht veturën e tij

admin

Gjendet zogu që mendohej i zhdukur që 170 vjet

admin

Bashkë përgjithmonë: Shtatë shoqe ndërtuan shtëpi për të kaluar pleqërinë

admin

Leave a Comment