May 16, 2021
Portali Shprehja

Pas një sërë skandalesh, Dragi Rashkovski dorëhiqet nga funksioni

Dragi Rashkovski dha dorëheqje të parevokueshme. Qeveria mbeti pa sekretarin për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve gjatë realizimit të programit qeveritar. Rashkovski u tërhoq pas një sërë skandalesh, që ndoqën derisa ishte edhe Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Zoran Zaevit. Dorëheqja e tij është e lidhur pas një sërë raportesh, se ai ka blerë softuer për matjen e shpejtësisë mesatare të trafikut, për të cilën Ministria e Brendshme tha se nuk kishte nevojë.

 

E vërteta të hetohet nga institucionet. Nuk ka fshehje pas funksioneve. Për lajmet e rreme, përvoja më e mirë për t’u shndërruar në punim shkencor është përmes përvojës personale. Shpresoj lajmet e rreme do të ndalen, sepse ndikimi i tyre negativ nuk më dëmton vetëm mua personalisht – u shpreh Rashkovski.

Kryeministri Zoran Zaev pranoi dorëheqjen e Rashkovskit. Sidoqoftë, nga qeveria mbrojnë ish-sekretarin e përgjithshëm, se softueri ishte në rregull dhe i prokuruar ligjërisht.

Blerja e softuerit është bërë në procedurë plotësisht transparente, në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik. Institucionet kanë nevojë për atë softuer trafiku – deklaroi Dushko Arsovski, zëdhënës.

Për VMRO-DPMNE, dorëheqja nuk është e mjaftueshme.

Rashkovski shumë kohë më parë duhet të kishte qenë atje ku e ka vendin, pra në burg. Nuk mundet nëpunës me pagë prej disa qindra eurosh, ose profesor universiteti të zotërojë dhe të ndërtojë pallate luksoz, me mijëra metra katrorë, të pushojë dhe dezertojë në mes të pandemisë, dhe të na thotë se aranzhimet janë të lira dhe vozis xhip me vlerë 70,000 euro – deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Rashkovski u shkarkua nga pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm pas zgjedhjeve vitin e kaluar, por edhe më tej mbeti në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev.

Bojan Stojanovski

.

Të Ngjajshme

Afate të reja për ndërtimin e Bit Pazarit, punimet përfundojnë për dy muaj

admin

Radhë të gjata dhe pritje të shumta në pikat e vaksinimit

admin

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi

admin

Leave a Comment