September 25, 2022
Portali Shprehja

Pas pushtimit të Ukrainës, Putini nis luftën e re

Kriza energjitike që ka prekur kontinentin evropian pritet të thellohet me ardhjen e dimrit. Presidenti i Ukrainës pretendon se Rusia do ta përdorë mosfurnizimin e kontinentit me gaz si një armë për t’i dhënë evropianëve një goditje vendimtare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po synon një luftë energjitike kundër kontinenitt evropian.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, lideri ukrainas bëri thirrje për unitet, ndërsa kontinenti përballet me mungesë të energjisë dhe çmime tepër të larta.

Volodymyr Zelensky: Përveç tankeve dhe raketave, Rusia po përdor edhe energjinë si armë dhe këtë dimër po përgatitet t’i japë Evropës një goditje vendimtare në sektorin e energjisë. Transporti i gazit përmes Nord Stream është ndalur plotësisht. Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo evropiani në të gjitha vendet e kontinentit tonë.

Akuzat e liderit ukrainas vijnë pasi gjiganti shtetëror rus i energjisë Gazprom nuk i rifilloi dërgesat e gazit përmes tubacionit Nord Stream 1 mëngjesin e së shtunës siç ishte planifikuar.

Kompania ruse pretendoi se tubacioni pësoi një rrjedhje në stacionin e kompresorit Partovaya.

Zelenski u bëri thirrje evropianëve që të koordinohen me kundërmasat e tyre dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin duke bërë thirrje për rritjen e presionit ndaj Rusisë.

Të Ngjajshme

Turqia “godet” Rusinë: S’i njohim referendumet në Ukrainë!

admin

Abazoviq: Kurrë nuk ka qenë më i mirë se sot bashkëpunimi me Serbinë dhe Vuçiqin

admin

​Rama: Serbia ta njohë dhe t’i kërkojë falje Kosovës

admin

Leave a Comment