December 3, 2022
Portali Shprehja

Pas raportimeve për raketat ruse që ranë në Poloni, reagon Pentagoni

Pas rënies se dy raketave ruse në territorin e Polonisë, ku si pasojë humbën jetën dy persona, ka reaguar edhe Pentagoni.

Sekretari për media i Departamentit të Mbrojtjes, Pat Ryder, tha se SHBA-të janë të informuara për raportimet e mediave për rënien e dy raketave ruse në një lokacion brenda Polonisë, afër kufirit me Ukrainën, por se aktualisht nuk kanë informacione për të vërtetuar këto raportime.

Kujtojmë që para pak çastesh dy raketa ruse përfunduan brenda Polonisë, shtet anëtar i NATO-s, ku nga shpërthimi i tyre humbën jetën dy persona.

Në anën tjetër, kryeministri polak ka thirrur për takim urgjent Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke mos specifikuar natyrën e këtij takimi.

E lidhur me këto raketa ruse kanë reaguar edhe shtetet tjera fqinje si Estonia, që tha se veprime të tilla janë për t’u brengosur.

Sot ushtria ruse ka kryer një sërë sulmesh me raketa mbi qytetet e Ukrainës, ku sipas ukrainase janë shkrepur mbi 100 raketa, duke goditur kështu infrastrukturën energjetike, ku si pasojë miliona shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

.

Të Ngjajshme

Pushteti lavdërohet për ulje të çmimeve, por situata nëpër dyqane është krejt ndryshe

Taravari: S’kemi ftesë për hyrje në Qeveri

Alarm në Britani, katër fëmijë humbën jetën nga bakteri brenda pak ditësh

Leave a Comment