Një person është arrestuar pasi ka shkuar në zyrën e profesoreshës së fakultetit dhe e ka sulmuar fizikisht.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:05, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim që ka bëtë viktima ndaj djalit të dyshuarit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkuat në zyrën e viktimës femër kosovare (profesoreshë në fakultet) dhe e sulmuar fizikisht viktimën. Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
.