September 21, 2020
Portali Shprehja

Pas tri martesave të dështuara, aktorja e njohur mer këtë vendim

Aktorja e famshme e filmave e serialeve të Hollivusit, Drew Barrymore ka deklaruar se ka hequr dorë, pas tre martesave të dështuara.

“Kurrë! Kurrë, kurrë, kurrë. Nuk do të martohem më kurrë. Por gjithashtu mendoj se njerëzit nuk duhet ta thonë fjalë “kurrë”. Dhe unë kurrë, me gërma kapitale KURRË, nuk do martohem”, tha ajo.

Barrymore zbuloi se kishte provuar edhe takimet online, por nuk kishte pasur fat sërish.

“E kam provuar. Shkova në disa takime. Në një rast, po prisja të shkoja në një takim dhe në kohën kur supozohej që do takoheshim, ai më shkroi se nuk mund të vinte dhe se do rrinte me miqtë e tij”, tregoi aktorja.

45-vjeçarja është martuar tre herë deri tani. Fillimisht u martua me Jeremy Thomas nga viti 1994 deri në 1995, më pas me Tom Green nga 2001-2002 dhe më në fund me Will Kopelman nga 2012-2016, me të cilin ka edhe dy vajza, Olive, 7 vjeç dhe Frankie, 6 vjeç.


Të Ngjajshme

Egzona e bën dimër në vjeshtë

admin

Kim Kardashian drejt divorcit nga Kanye West

admin

Ja çfarë mendimi ka partnerja e Seldit për Mimozën

admin

Leave a Comment