November 28, 2022
Portali Shprehja

Pasi dështoi me Mbappe, zbulohet plani i Real Madridit për të joshur Haaland

Erling Haaland është padyshim një nga protagonistët e mëdhenj deri më tani, këtë sezon. Sulmuesi norvegjez është përshtatur në mënyrë të mrekullueshme me Manchester City dhe ka shpluhurosur të gjitha rekordet aktuale, duke shënuar 23 gola në 18 paraqitje, rekorde që tashmë kanë ngjallur mijëra spekulime për të ardhmen e tij, pavarësisht

se ka nënshkruar për “qytetaraët” këtë verë.Siç është logjike, Real Madridi nuk humb detajet e ecurisë së tij dhe mesa duket në “shtëpinë e bardhë” kanë hartuar një plan për ta zbatuar në vitin 2024, kur supozohet se hyn në fuqi një klauzolë lirimi e vlerësuar në 180 milionë euro.

Pavarësisht faktit se Pep Guardiola këmbënguli që Haaland nuk ka asnjë klauzolë përfundimitë kontratës aktuale, AS pohon se ajo ekziston dhe se do të jetë në fuqi sapo të përfundojë sezoni i ardhshëm, në qershor 2024. “The Athletic” gjithashtu detajon se ajo vlen vetëm për skuadrat e huaja, duke lënë jashtë ekuacionit klubet e fuqishme të Premier League.

Me gjithë këtë, Real Madridi tashmë ka hartuar një plan për të siguruar nënshkrimin e tij pasi klauzola e Haaland të aktivizohet. Hapi i parë është të mos ngacmohet sulmuesi këtë sezon. Nga klubi madrilen e dinë se do të jetë pikë kyçe bindja e futbollistit, ndaj nuk duan të ndërmarrin asnjë hap që i bën palët antagoniste.

Real Madridi beson se viti 2024 do të jetë koha ideale që Haaland të zbarkojë në “Bernabeu”. Karim Benzema, fituesi i fundit i “Topit të Artë”, me siguri do të rinovojë edhe për një sezon, deri në vitin 2024, kohë në të cilën të bardhët do të donin të hidhnin hapin me Haaland dhe të siguronin një sulmues për dekadën e ardhshme, pasi me transferimin e Mbappe dështoi.

“AS” shton se Haaland dëshironte të vinte në Madrid këtë verë, megjithatë Florentino Perez zgjodhi Mbappé dhe norvegjezi preferoi transferimin te City me këshillën e babait të tij dhe të ndjerit Mino Raiola.

Ai ishte i vetëdijshëm se nuk do të kishte përparimin e dëshiruar me Benzema në krah, ndërsa “qytetarët” e siguruan atë për një mjedis më të favorshëm në duart e Pep Guardiolës.

Norvegjezi nënshkroi deri në vitin 2027, por Real Madridi tashmë i di hapat që duhet të ndërmarrë për t’u bërë ikona e re e “Bernabeut” të rinovuar.

.

Të Ngjajshme

Luis Enrique preket në konferencë kur e pyesin për vajzën: “Mendojmë se si do të jetonte çdo ditë…”

admin

“Tani po shijojmë sërish Botërorin, kush zbriti nga autobusi le të ngjitet…”

admin

Festa gjermane zgjat 30 sekonda, anulohet goli i Rudiger (PAMJET)

admin

Leave a Comment