October 2, 2022
Portali Shprehja

Pasojat nga Covidi i gjatë/ Ankesa për problem me zemrën, mushkëritë dhe ankthin

Edhe pse e kane kaluar para disa muajsh apo edhe para një viti sëmundjen e Covid-19 shumë pacinetë vazhdojnë të kenë pasoja në shëndetin e tyre.

Mjeket e quajnë Covid i zgjatur apo long-covid dhe thonë se ka një numër të shtuar të atyre që paraqiten tek mjeku i familjes me ankesa të ndryshme të cilat variojnë që nga takikardite shqetësime të mushkërive apo dhe ankth.

Mjekët familjes në këto raste tregohen të kujdesshëm për te kuruar vetëm simptomat qe shfaqin, pasi i lidhin me covidin që kanë kaluar.

Pra nëse një pacient shfaqet me takikardi nuk e çojnë detyrimisht të bëje një checkup për zemrën, por kjo dhe bazuar dhe në historikun e sëmundshmërisë së pacientit të cilën çdo mjek familjeje e ka ne regjistrin e tij.

Studime të ndryshme ndërkombëtare kanë treguar se Covid-19 ka përshpejtuar në kohë disa sëmundje tek pacientët siç janë problemet me diabetin problemet kardiovaskulare.


Top Channel

Të Ngjajshme

Zemra e gruas dëmtohet nga ushqyerja e vonë

admin

Nepsi gjatë shtatzënisë, një mit apo realitet?

admin

Pesë fazat e Alzheimerit/ Çfarë duhet të dini rreth tyre

admin

Leave a Comment