8.6 C
Skopje
November 17, 2019
Tech

Patentë dhe për dronë, me provim teorie

Autoriteti i Aviacionit Civil në Britaninë e Madhe ka kërkuar që të vendoset një provim teorie për përdoruesit e dronëve, që të vërtetohet se do të dinë t’i drejtojnë pajijset në mënyrë të ligjshme e të rregullt nëpër vende publike.

Ata që nuk do ta marrin patentën, e cila do të kushtojë rreth 10 euro në vit, do të gjobiten me mbi 1000 euro.

Autoriteti ka propozuar një provim me 20 pyetje, dhe aplikuesit duhet të gjejnë patjetër 16 të sakta nëse duan të përdorin dronë, dhe patentën duhet ta rinovojnë çdo tre vite.

Ligji pritet të hyjë në fuqi, dhe ka pasur mbështetje pasi ka pasur raste kur dronët kanë vënë edhe avionët në rrezik, pasi kanë hyrë në fusha aviacioni, gjë që është bërë e paligjshme që në mars.

 

Artikuj të ngajshëm

Audi prezanton versionin S8 2020, kjo është shpejtësia maksimale e veturës – Foto

shprehja

Motorola rikthen telefonin ikonik në versionin modern

shprehja

Facebook fshin 5.4 miliardë profile të rreme

shprehja