October 1, 2020
Portali Shprehja

PD: Donald Trump grisi planin Rama-Vuçiç për copëtimin e Kosovës

Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku shprehet se presidenti Donald Trump “grisi planin Rama- Vuçiç për copëtimin e Kosovës”.

Sipas tij, SHBA tregoi sot se copëtimi apo ndarja e Kosovës nuk është opsion, por ka mundësi të tjera për të jetuar në paqe, duke i konsideruar teoritë e ndarjes së territoreve, mashtrimetë paguara nga lobet proserbe.

Ai shkruan se Vuçiç dhe Rama janë dy humbësit e mëdhenj të Ballkanit.

“ Trump grisi planin Rama- Vucic per copetimin e Kosoves. Te pikelluarit e medhenj te Ballkanit jane sot Rama dhe Vucic, qe planifikuan copetimin e Kosoves, qe lobuan e paguan kripur per te bindur deri keshilltarin e sigurise kombetare ne Shtepi te Bardhe Bolton, se ndarja e Kosoves do te ishte e vetmja zgjidhje ballkanike per konfliktin Serbi Kosove. Sot dy te pikelluarit qe buzeqeshin nga halli, jane humbesit e medhenj te Ballkanit. Firma e presidentit Trump ne Shtepine e Bardhe grisi planet e Rames dhe Vucic per te ndare Kosoven. Sot presidenti i SHBA tregoi se Kosova Serbia e Ballkani kane rruge e mundesi te tjera per te jetuar ne paqe e te zhvilluar,se ndarja e copetimi i Kosoves nuk eshte opsion. Rama dhe taborri i tij i propagandes jane ne panik, pasi per dy vjet mashtruan e helmuan publikun me tezen se Ndarjen e Kosoves e paska dashur SHBA e Shtepia e Bardhe. Sot firma e Trump ne Shtepi te Bardhe tregoi qarte se teorite e ndarjes dhe implikimit te SHBA ne te ishin mashtrime te paguara e lobuara nga lobet proserbe ne Ëashington dhe sejmenet e tyre ne Tirane.”

Të Ngjajshme

Qeveria shqiptare do të punësojë 1000 mësues shtesë për të përballuar Covid-19

admin

Hysni Gucati paraqitet sot në Speciale

admin

Kina regjistron 12 raste të reja me COVID-19

admin

Leave a Comment