November 29, 2020
Portali Shprehja

PD kundër Ramës për mbajtjen me detyrim të maskave

Vendimi i Ramës për mbajtjen me detyrim të maskave edhe në ambjentet e hapura apo rrugë, Partia Demokratike e ka kundërshtuar, duke e quajtur marrëzi e një skizofreni.

Me anë të një video në Facebook, Partia Demokratike ka denoncuar qëndrimet e Ramës rreth përdorimit të maskave dhe përballimit të pandemisë, kur në mars kishte tjetër qëndrim dhe në tetor ndryshoi sërish mendim dhe vërtetoi se është tërësisht se i papërgjegjshëm mbi fatin dhe shëndetin e qytetarëve.

Sipas PD-së, ky kapitull ndjellakeq i gogolit të Facebook po merr fund dhe tani askush nuk i beson dot më luftës imagjinare që një herë e sfidon me maska e një herë me demagogji rrjetesh sociale.

Postimi i plotë i Partisë Demokratike:

Jemi me fat që ‘Murtajën’ e ka shkruar Albert Kamy. Jemi pa fat që po bëhemi ‘Kurbani’ i marrëzisë së këtij skizofreni.

Por, ky kapitull ndjellakeq i gogolit të Facebook po merr fund. Tani askush nuk i beson dot më luftës imagjinare që një herë e sfidon me maska e një herë me demagogji rrjetesh sociale.

Të Ngjajshme

Dita e Pavarësisë, Pompeo uron shqiptarët “në emër të qeverisë së SHBA-ve dhe popullit amerikan”

admin

Presidenti Meta: “Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!”

admin

Ankohet Bekim Jashari: Ka dështuar shteti me Kullat e familjes Jashari

admin

Leave a Comment