October 21, 2021
Portali Shprehja

PDSH-ja “fiton” Tetovën, Tearcën dhe Studeniçanin (FOTO)

Lidhur me zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do të mbahen më 17 tetor 2021, agjencioni për hulumtime të opinionit publik “Source”, ka zhvilluar anketa në disa komuna.

Sipas kësaj ankete, PDSH me kandidatin Sadi Bexheti prin në komunën e Tetovës, kurse BDI në komunën e Gostivarit.

Anketën të cilën e ka siguruar agjencia e lajmeve Zhurnal, në Tetovë PDSH ka 19.5 përqind, BDI 18.9, Besa 9.2, kurse ASH-AAA 8.6 përqind.

Në Gostivar anketa e nxjerr në përparësi BDI-në me 27.7 për qind, kurse e dyta është Aleanca për Shqiptarët me 19.9 përqind. PDSH ka rejting 4.8, kurse Besa 4.6 për qind.

PDSH prin edhe në komunën e Tearcës me 2ë.2 përqind, pak para BDI me 22.4 përqind. Koalicioni ASH-AA është në vend të tretë, kurse Lëvizja Besa e katërta.

Në Zhelinë anketa e nxjerr në vend të parë BDI-në me 25.8 përqind, Besa e dyta me 17.9 përqind, PDSH e treta me 1ë.7 përqind dhe ASH-AA n2 vend të katërt me 9.4 përqind.

Në Studeni;an PDSH është në përparësi me 25.7, pak para BDI-së me 19.7 për qind, ASH-AA me 10.4 dhe Besa me 8.8 për qind.

Në Cair BDI është e para me ë2 përqind, ASH-AA e dyta me 16.9 përqind, kurse PDSH dhe Besa janë të barabarta me 6.8, respektivisht 6.7 për qind.

Rezultatet e anketës janë të pasqyruara në tabelat përkatëse si në vijim:

 

Të Ngjajshme

Policia me detaje për aksidentin në hyrje të Tetovës, një person ka humbur jetën

admin

Hoxha: Nuk jemi kundër që Alternativa të jetë në qeveri, edhe nëse e mbështesin Teuta Arifin në Tetovë

admin

Kapet dorë në rrugën Prilep-Manastir, arrestohet shoferi

admin

Leave a Comment