Pedro: Dëshira ime është të mbetem te Chelsea

Ish anëtari i Barcelonës që tashmë mbron fanellën e Chelsea, Pedro, ka zbuluar dëshirat e tij, me merkaton e verës që po afron.

Spanjolli është në mesin e emrave që përmenden se mund të largohen nga ‘Stamford Bridge’, edhe pse dëshira e tij nuk është e tillë.

“Siç e dinë disa njerëz, kontrata ime përdundon në maj. Por, unë nuk kam folur me asnjë në klub, nëse do të rinovohet ose jo” ka thënë Pedro, transmeton lajmi.net.

“Dëshira ime është që të kem mundësi të vazhdoj këtu, por unë nuk e di se çfarë do të ndodh. Unë duhet të flas me skuadrën dhe të shoh çfarë ndodh” ka thënë tutje spanjolli.

Më herët gjatë kësaj jave është thënë se Pedro do të largohet nga Chelsea, por duket se situata nuk është vendosur akoma. /Lajmi.net/

Të ngjajshme

Momenti kur Mourinho nuk mund ta besonte atë që i panë sytë

shprehja

Milito për Mourinhon: Një nga më të mirët në histori

shprehja

Bayerni dyfishon epërsinë, shënon sërish Gnabry

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë