October 21, 2021
Portali Shprehja

Pelé i rikthehet futbollit: Unë festoj çdo fitore të vogël… (video)

Legjenda braziliane vazhdon fizioterapinë në spital dhe siguron fansat se është mirë, po riaftësohet pas operacionit për heqjen e një tumori në zorrën e trashë. E bën këtë përmes një videoje në Instagram, ku shfaqet duke luajtur me top me një infermiere. Natyrisht, jo me këmbë, por me dorë, në mjediset e spitalit.

 

Pelé u shtrua në spitalin “Albert Einstein” të Sao Paulo në fund të gushtit dhe u operua më 4 shtator për heqjen e një tumori të zorrës së trashë. Pas operacionit, ish-sulmuesi qëndroi në njësinë e kujdesit intensiv deri më 14 shtator, kur u largua nga aty. Të premten, 17 shtator, enturazhi i legjendës braziliane dhe mjekët e spitalit konfirmuan shtrimin e ri të tij në kujdesin intensiv, vetëm si një masë paraprake. Tashmë po përparon dita-ditës, kushtet shëndetësore të Pele duken të qëndrueshme për momentin.

.

Të Ngjajshme

LAJMI I FUNDIT | Skandali “sex-tape” me Valbuena, prokurori burgos Karim Benzema

admin

Dy lajme negative, një pozitiv dhe “rebusi” Ibrahimovic te Milani i Piolit!

admin

E paprecedentë! Presidenti i klubit të Bundesligës dhunohet nga tifozët kundërshtarë

admin

Leave a Comment