Pendarovski dhe Janakakis promovuan për bashkëpunim mes të rinjve

loading...

Hapja e zyrave dypalëshe për bashkëpunim të të rinjve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si shembulli i zyrave gjermano-franceze pritet të kontribuojë në tejkalimin e stereotipeve e rritjen e miqësisë mes dy popujve si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve. Presidenti, Stevo Pendarovski theksoi se zyrat dypalëshe janë rezultat i Marrëveshjes së Prespës.

Ky është një lloj produkti i Marrëveshjes së Prespës, me të cilën i tejkaluam pengesat politike, që i ngarkonte marrëdhëniet tona dhe në të njëjtën kohë është bazë për bashkëpunimin normal që duhet të ekzistojë mes dy shteteve fqinje – tha Stevo Pendarovski, President.

Ambasadori grek, Dimitris Janakakis tha se zyrat dëshmojnë se Marrëveshja e Prespës ka vendosur kornizën e bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjitha sferat.

Është vitale që kjo marrëveshje të zbatohet në pajtim me rregullat ndërkombëtare. Marrëveshja e Prespës dhe Plani aksionar janë më shumë se kaq. Janë kornizë e bashkëpunimit më të gjerë në numër të madh sferash – u shpreh Dimitris Janakakis, Ambasador i Greqisë.

Sipas ambasadores amerikane, Kejt Bërns është shumë e rëndësishme që Marrëveshja e Prespës i kushton vëmendje të posaçme rinisë, në kohë kur shumica synojnë të punojnë jashtë shteteve amë.

Shpesh dëgjoj nga rinia se nuk mendojnë që zëri i tyre nuk ka rëndësi. Ky projekt demonstron se zëri juaj ka rëndësi. Në fakt zëri juaj është i nevojshëm për këtë vend që të lulëzojë dhe prosperojë dhe realizojë potencialin që ka – u shpreh Kate Bërns, Ambasadore e SHBA-së.

Në Shkup poashtu u mbajt edhe takimi i parë i Komitetit të përzier për zbatim të Marrëveshjes së Prespës, për hapjen e kalimit të ri kufitar Lemos-Markova Noga.

Anesa Saliu

.

loading...

Të ngjajshme

Tragjedia në Rramanli, Filipçe: Katër nga të lënduarit në gjendje të rëndë

shprehja

Wuhani ndalon konsumimin e kafshëve të egra

shprehja

Filipçe me propozime të reja: Ora policore gjatë vikendit të nis të shtunën nga ora 13:00

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë