June 23, 2021
Portali Shprehja

Pendarovski dhe Radev së bashku në Romë, Radev: S’ka nevojë për ndërmjetësues mes nesh

Ideja evropiane e Maqedonisë së Veriut ka perspektivë por zgjidhjen duhet ta gjejmë në mënyrë dypalëshe, jo në Bruksel, ishte decid Presidenti bullgar Rumen Radev. Mesazhin e përçoi gjatë shënimit të përbashkët të Ditës së Shën Kirilit dhe Metodit në Bazilikën Santa Maria Maxhore në Romë, aktivitet ky që sipas Radevit shpreh simbolikën e besimit dhe miqësisë dypalëshe. Ai siguroi se Bullgaria po punon për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, që mund t’i hap rrugë zgjidhjes përfundimtare të kontestit.

“Ne duhet ti zgjidhim çështjet, në dy vendet, jo në Bruksel, jo në Berlin, jo në Paris. Atje në fund do të dokumentojmë. Nuk ka nevojë për ndërmjetësim. Ne jemi të afërt. Nëse kyçet shtet evropian duhet përkthyes. Pse do të na duhej ndërmjetësues?!”- deklaroi Rumen Radev, President i Bullgarisë.

Presidenti, Pendarovski theksoi se dialogu dypalësh për zgjidhjen e kontestit mund të ketë progres vetëm nëse bazohet mbi respekt të ndërsjellë. Ndërsa sipas tij, aktiviteti i sotëm konfirmon faktin se edhe në Ballkan ka politikanë që mund të flasin me gjuhë evropiane për çështjet e hapura.

“Bashkë me Radevin gjetëm gjuhën e përbashkët për të folur për të ardhmen tonë të përbashkët. Është dinamikë e re në marrëdhëniet tona dypalëshe që duhet të vazhdojë.
Është e pakontestueshme se BE veçmë është e kyçur. Eurokomesari për Zgjerim ishte në dy vendet. Komunikimi me Evropën është në rrjedhë.”- pohoi Stevo Pendarovski.

Radev hodhi poshtë edhe idenë e kyçjes së ekspertëve ndërkombëtarë në komisionin dypalësh të historisë, duke thënë se nuk ka nevojë për ndërmjetësues dhe se zgjidhja varet nga dialogu konstruktiv mbi dokumentet dhe burimet historike. Ndërkaq një ditë më parë, Pendarovski konfirmoi se Sofja nuk i mbylli dyert për propozimin e Portugalisë, i cili mes tjerash parashikon që BE ta monitorojë zbatimin e Marrëveshjes dypalëshe të vitit 2017 dhe zgjidhjen e kontestit përmes Marrëveshjes për stabilizim asociim.

Anesa Salihu

.

Të Ngjajshme

Bekteshi: Këtë vit nuk do ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

admin

Bekteshi: Shtrenjtimi i derivateve nuk është rritje e akcizës, por shërben për të mbrojtur ambientin

admin

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

admin

Leave a Comment