September 25, 2022
Portali Shprehja

Pendarovski do të marrë pjesë në varrimin e mbretëreshës Elizabeta e Dytë

Presidenti Stevo Pendarovski sot do të marrë pjesë në varrimin e mbretëreshës britanike Elizabeta e Dytë në Londër.

Kreu i shtetit shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska. Dje ata i bënë nderimet e fundit mbretëreshës britanike Elizabeth II.

“Bashkë me bashkëshorten time nderuam eshtrat e Mbretëreshës Elizabeth II përpara ceremonisë së varrimit. Shumë respekt për shërbimin prej dekadash ndaj popullit dhe për të qenë shembull i lidershipit, modestisë dhe bujarisë. U preftë në paqe”, ka shkruar presidenti Pendarovski në profilin e tij në Facebook.

.

Të Ngjajshme

A shkaktojnë ushqimet akne dhe cilat specifikisht

Scholz kërkon partnerë energjie në vendet e Gjirit

Përmbytjet nga shiu kthejnë rrugët e Indisë në lumenjë

Leave a Comment