January 28, 2022
Portali Shprehja

Pendarovski: Individët që bëjnë diçka të mirë pa kompensim, gjithmonë na frymëzojnë

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 5 Dhjetorit – Ditës Botërore të Vullnetarizmit, ka dërguar mesazh deri tek qytetarët përmes një video incizimi.

“Individët që bëjnë diçka të mirë, pa asnjë kompensim, gjithmonë na frymëzojnë më së shumti në jetë. I vullnetshëm, i sinqertë, i përkushtuar dhe i ndershëm, i motivuar vetëm nga dëshira për të ndihmuar dikë në nevojë, për të ofruar rehati, për t’i shërbyer njerëzve dhe komunitetit të cilit i përkasin”, thuhet mes tjerash në mesazhin e Pendarovskit.

Tact Watches

Në video-mesazh, Pendarovski theksoi se kur miliona njerëz janë në një garë të vazhdueshme për pasuri materiale dhe pushtet çdo ditë, pa i parë ata që vuajnë, misioni i vullnetarëve është një dukuri e rrallë në botë.

Presidenti falënderoi vullnetarët për përpjekjet dhe ndihmën e tyre për të kontribuar në të mirën e përbashkët.

“Më lejoni që në emër të të gjithë qytetarëve tanë të shpreh mirënjohjen dhe respektin për sakrificën tuaj, përgjegjësinë dhe angazhimin tuaj”, tha i pari i shtetit në video-mesazhin.

Presidenti i inkurajoi vullnetarët të qëndrojnë të angazhuar dhe të veprojnë aty ku është më e nevojshme dhe përmes shembullit personal.

Të Ngjajshme

Kovaçevski: Të jemi të zëshëm kundër antisemitizmit

admin

Maqedoni, mbyllja e termocentraleve me qymyr më së voni deri në vitin 2030

admin

E konfirmon partia, Fatmir Limani i bashkohet Lëvizjes Besa

admin

Leave a Comment