18.3 C
Skopje
November 10, 2019
Informacione Vendi

Pendarovski: Ja përse kam ftuar këtë format të liderëve, dy maqedonas dhe pesë shqiptarë

Presidenti Stevo Pendarovski ka folur lidhur me takimin e liderëve, duke thënë se në tryezë janë dy pika, njëra që ka të bëjë me konkluzat e Këshillit Evropian që nuk i dhanë datë vendit për fillimin e bisedimeve, si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjellë INA. “Takimi i liderëve vazhdon pas pauzës, pasi që është përfunduar debati për pikën e parë që ka të bëjë me konluzat e Këshillit Evropian. Në pjesën e dytë do të bisedohet për datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, theksoi Pendarovski. I pyetur rreth formatit të partive të ftuara, Pendarovski theksoi se “formati që kemi ftuar ka të bëjë mbi parimin e partive që kanë fituar deputetë si parti të vetme që kanë garuar në zgjedhje e fundit parlamentar. Nuk kanë qenë pjesë të koalicioneve. Andaj ku është formati. Kuptohet se nuk ka të bëjë me rregullë ligjore, por takim joformal”, theksoi presidenti Pendarovski, duke thënë se nuk ka qenë i rastit ky format i partive të ftuara, mes të cilave dy liderë të partive maqedonase dhe pesë liderë të partive shqiptare. Pendarovski mes tjerash tha se nga të gjithë liderët ka marrë garanci se pa marrë parasysh vendimit të BE-së në lidhje me datën, vendi do të vazhdon rrugën e euro-integrimeve. “Kemi konsensus shtetëror, pavarësisht përfundimeve të samitit të BE-së, kemi konfirmim nga të gjithë të pranishmit, atë që ne nuk kemi asnjë problem me metodologjinë e re që kërkohet. Të gjithë ranë dakord se nuk kanë asnjë problem me procesin reverzibil, për shkak se nuk kemi pres çka të frikësohemi, të gjithë të pranishmit i thanë jo cilësdo alternativë tjetër. Ka pasur propozime që mos të na fusin në kategorinë fqinjëve, sepse ne jemi pjesë e Evropës, dhe ne nuk po kërkojmë ndonjë alternativë tjetër, përveç asaj të një anëtares së plotë të organizatës”, tha Pendarovski.(INA)

Изјава за првиот дел од лидерската средба

Gepostet von Stevo Pendarovski am Sonntag, 20. Oktober 2019

Artikuj të ngajshëm

Zaev nga Ohri: Ballkani po ndryshon, po bëhet vend më i mirë për jetesë

shprehja

Dështimi gjashtë vjeçar i Shpend Ahmetit me parkingje

shprehja

Komuna e Kumanovës anashkalon vetëm flamurin shqiptar, këshilltarët shqiptarë a përfaqësojnë diçka?! (FOTO)

shprehja