June 26, 2022
Portali Shprehja

Pendarovski, Mickoskit: Pa opozitën Kuvendi kurrë nuk ka pasur dy të tretat

Presidenti Stevo Pendarovski njofton se sot ka biseduar me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për situatën aktuale politike dhe kontestin me Bullgarinë.

“Më pyeti, kemi pasur një diskutim të gjatë për këto tema. I thashë qëndrimin tim, më pyeti nëse kisha informacion dhe çfarë, i tregova ato që di. Qëndrimi im është që nëse tashmë po shkojmë drejt ndryshimit të Kushtetutës dhe kjo kërkon dy të tretat, është mirë që opozita të thotë se çfarë mendon.

Tact Watches

Asnjëherë nuk ka pasur dy të tretat në Kuvend në vend pa opozitë, kushdo qoftë në pushtet. Opozita duhet të thotë fjalën e saj. Qeveritë negociojnë. Është një ide shumë e mirë që opozita të thotë atë që mendon që në fillim”, tha Pendarovski në emisionin “24 Analiza”.

Të Ngjajshme

Pesëdhjet vetura, shiten për 17 minuta e 28 sekonda

Përbërja e ardhshme e Kuvendit të Serbisë varet nga Tërnovci i Madh

Rasti “Laskarca” me muaj pret ekspertizë

Leave a Comment