27 C
Skopje
August 18, 2019
Informacione Vendi

Pendarovski në Bruksel, Zaevi në Berlin, “misioni i pamundur”!

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski dje përmes një linje çarter nga Shkupi ka udhëtuar në Bruksel, ku sot pritet të fillojë agjendën e takimeve me zyrtarët e lartë të BE-së, informon INA.
Pendarovski gjatë kësaj vizite të pare si president do të zhvillojë takime të ndara me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogherini, kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk si dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropian. Në këto takime siç thuhet, Pendarovski pret që të konfirmohet se Maqedonia e Veriut do të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Ai në një intervistë për Deutsche Welle para nisjes për Bruksel ka thënë se Maqedonia e Veriut ka përmbushur detyrimet e saj, tani është radha e Brukselit.
Në mision lobimi ka udhëtuar drejt Berlinit, kryeministri Zoran Zaev, i cili do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel. Zaev ka theksuar se pret përgjigje pozitive nga kancelarja gjermane lidhur me marrjen e dates për fillimin e bisedimeve. Në fund të këtij muaji në Bruksel do të zhvillohet Samiti i Këshillit Evropian ku do të vendoset edhe mbi këtë çështje dhe që është pika e dytë e rendit të ditës të punës së ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Kryeministri Zaev ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë lajme të mira dhe datë gjatë kësaj vere, ai do të shpallë zgjedhje të parakohshme. (INA)

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Zvogëlohen pritjet në Merdare

shprehja

Pla gosje me armë zjarri në Haraçinë

shprehja

E nënshkroi demarkacionin me Malin e Zi, tani Haradinaj thotë se ka arritur ta mbrojë tokën e Kosovës

shprehja