November 29, 2021
Portali Shprehja

Pendarovski pret me nderime të larta shtetërore presidentin polak, Andzhej Duda

Pendarovski e priti presidentin polak Duda në Vila Vodno (drejtpërdrejtë)

Presidenti Stevo Pendarovski paradite me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në Vila Vodno ka pritur presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Tact Watches

Është paraparë që dy presidentët të mbajnë tet-a-tet takim, pas çka vijon mbledhje plenare e dy delegacioneve.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti Duda do të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev.

Pendarovski dhe Duda do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalim në hapjen e Forumit ekonomik Poloni-Maqedoni e Veriut, që do të mbahet në hotelin Meriot në Shkup.

Dy presidentët do të vendosin kurorë lulesh në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi”.

Të Ngjajshme

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Rrëshqitje dheu në rrugën Kërçovë-Manastir

admin

Osmani pret zgjidhje me Bullgarinë

admin

Leave a Comment