November 29, 2021
Portali Shprehja

Pendarovski thotë se deklarata e Radevit s’ka të bëjë me realitetin

Shpresoj se Qeveria e re e Bullgarisë do të ketë qëndrim më konstruktiv në drejtim të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi Presidenti i Polonisë, Andzhej Duda, duke shtuar se në qoftë se Bullgaria sërish i thotë “jo” Maqedonisë, atëherë shteti polak do të ndërmarrë masa të caktuara.

“Polonia e mbështet RMV-në për hyrje në BE-në dhe dua publikisht të deklaroj se nëse Bullgaria edhe më tej reagon në mënyrë jokonstruktive përkatësisht nëse thotë JO për hyrjen e RMV-së në BE-në, unë personalisht do të angazhohem për përpilim të një Udhërrëfyesi, përkatësisht për përpilim të një dokumenti i cili do t’i ndihmonte RMV-së që sa më lehtë të ballafaqohet me këtë çështje për hyrje në BE-në”, tha Duda.

Tact Watches

Por, dje në një emision televiziv, Presidenti bullgar, Rumen Radev qartë bëri me dije se nuk e ka ndërmend të lejojë që Maqedonia t’i nisë negociatat. Po habitem pse vazhdojnë me spekulimet se do të lejoj të ketë kompromis me hapjen e derës për negociatat aderuese para se të marrin garanci të qarta, porositi Radev.

“Dua t’u drejtohem qytetarëve të Bullgarisë dhe t’u garantoj se Bullgaria nuk mund të thotë PO, para se të ndalet shkelja e të drejtave të njeriut të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, para se të plotësohen kriteret për anëtarësim në BE-në, para se të ndalet me debullgarizimin sistematik”, deklaroi Radev.

Këtë deklaratë të Radevit, presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski e quajti jashtë realitetit, sepse siç shton, respektohen të gjitha të drejtat e qytetarëve të cilët janë deklaruar si bullgarë.

“Bëhet fjalë për deklaratë e cila nuk ka bazë reale dhe ky është fakt. Për momentin edhe para edhe pas regjistrimit të popullsisë nuk ka asnjë rast të denoncuar nga ndonjë qytetar i vendit tonë i cili është deklaruar si bullgar etnik dhe jeton në RMV, i cili ka kërkuar mbrojtje nga organet tona kompetente me arsyetim se i ishte mohuar kjo e drejtë”, tha Pendarovski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se shqetësojnë sinjalet që vijnë nga fqinji ynë lindor.

“Pres mençuri nga mandatari i ri te fqinji ynë lindor, pres mençuri edhe nga presidenti Radev, dhe përfundimisht do të thosha, kjo bllokadë artificiale të hiqet dhe Maqedonia t’i fillojë negociatat me BE-në. Të përfundoj, unë personalisht jam optimist dhe pres që Brukseli t’ia mundësojë këtij populli dhe Maqedonisë atë që e kanë merituar”, tha Mickoski.

Këshilli i BE-së pritet mbahet më 14 dhjetor, kur edhe do të merret vesh nëse Maqedonia do t’i fillojë negociatat ose përsëri dera e BE-së do të mbetet e mbyllur.

Të Ngjajshme

Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të arrihet marrëveshje?

admin

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Leave a Comment