January 28, 2022
Portali Shprehja

Pendarovski: T’i jepet shans Kovaçevskit, dorëzimi i mandatit pres të ndodhë javën e ardhshme

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski pret që dorëzimi i mandatit nga ana e mandatarit të ri të ndodh të martën ose të mërkurën e ardhshme. Ai sonte deklaroi se tek ai ka ardhur shkresa nga Kuvendi për dorëheqjen e Zaevit, por tha se i nevojitet edhe një shkresë nga partia e cila ka shumicë që të mund ta japë mandatin.

“Sot pasdite në kabinetin tim ka arritur një shkresë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se Zaev ka dhënë dorëheqje dhe e gjithë qeveria është në dorëheqje. Pasi e mora njoftimin fillojnë të ecin ato dhjetë ditë në të cilat jam i detyruar të jap mandatin. Prej sot pasdite filloi të ecë ai afat. Më duhet edhe një shkresë tjetër, kujt t’ia jap mandat. Nuk mund ta marr me mend, duhet të marr një letër nga një parti apo parti që duhet të thonë ne kemi shumicën dhe ai dhe ai është kryeministër. Nuk mund t’ia jap mandatin LSDM-së, duhet ta di kujt ia jap si person, konkretisht personit”, theksoi Pendarovski.

Tact Watches

Pendarovski tha se duhet t’i jepet shans kryetarit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

“Duhet t’i jepet shans. Është fakt se ka përvojë të pasur akademike, ka vite dhe vite përvojë partiake në LSDM, atje e njohin. Mendoj se ka lidhje me grupacione të llojllojshme të cilët ekzistojnë. Mendoj se ka bazë të mirë fillestare”, deklaroi Pendarovski në Kanal 5.

Pendarovski tha se sipas kontakteve, të cilat vijojnë, dorëzimi i mandatit pritet të ndodhë javën e ardhshme.

“Sipas kontakteve të dy kabineteve, mendoj se kjo do të ndodh gjatë javës së ardhshme, jo vetëm pasi që afatet po ecin, por mendon se disa procedura të tyre partiake paralajmërohen për të hënën në mbrëmje, në të cilat kjo do të definohet ndoshta edhe të martën ose të mërkurën e ardhshme, do të mund të hyjnë edhe në një procedurë të tillë – dorëzim të mandatit për mandatarin”, shtoi Pendarovski.

Të Ngjajshme

Nga 1 shkurti do të rikthehet transporti publik në Kumanovë

admin

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

admin

Alsat: BDI-ja e harroi në burg Rexhail Qerimin!

admin

Leave a Comment