November 29, 2021
Portali Shprehja

Pendarovski: Unë jam realist i kujdesshëm!

Presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin polak Andzhej Duda ka komentuar kontestin që Shkupi ka me Sofjen zyrtare, shkruan TV21. Pendarovski thotë se është “realist i kujdesshëm”, deri sa bën thirrje që fillimisht të pritet formimi i Qeverisë dhe rezultatet  nga zgjedhjet presidenciale në Bullgari.

“Kur sugjerova që të shkojmë me tone më të ulëta në pritje, më përshkruajtën si optimist i kujdesshëm. Unë jam realist i kujdesshëm. Aq herë jemi djegur duke pritur nga Sofja të hiqet bllokada joracionale, që unë do preferoja të presim se me kë konkretisht, nesër, pasnesër ose pas datës 21 do të kemi shansin të flasim, jo vetëm në nivel presidencial, por edhe në nivel të ministrave të punëve të jashtme”, tha Pendarovski.

Tact Watches

I pari i shtetit refuzoi të komentojë deklaratat që vijnë  nga Bullgaria, me arsyetimin se asnjëri prej personave që japin deklarat nuk ka legjitimitet politik.

“Mendoj se derisa nuk formojnë Qeveri, fillimisht nëse nuk konstituojnë Parlament, nuk duhet të merremi me deklarata që vijnë nga njerëz që në këto momente janë ende kandidatë nga zgjedhjet. Do të thotë bëhet fjalë për deklarata… nga cilado anë që vijnë, ose nga ministri teknik për Punë të Jashtme, apo nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale, ose nga ata që do të duhej ta formojnë Qeverinë e ardhshme, që nuk e dimë nëse do ta formojnë, janë deklarata që vijnë nga njerëz që nuk kanë legjitimitet të plot politik, ose bëhet fjalë për kandidatë që pritet të bëhen pjesë e Qeverisë”, tha Pendarovski.

Ndryshe, vendi pret që brenda dhjetorit të gjej zgjidhje në lidhje me kontestin historik që ka me Bullgarinë, pas çka pritet që të largohet bllokada e Sofjes që Maqedonia e Veriut të merr datë për nisjes e bisedimeve për anëtarësim në BE./TV21

Të Ngjajshme

Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të arrihet marrëveshje?

admin

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Leave a Comment