18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Vendi

Pendarovski vizitë në Slloveni

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Kabineti i presidentit Pendarovski kumtoi se ai në Lubjanë do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti slloven Borut Pahor.

Ai do të realizojë takim edhe me kryetarin e Asamblesë shtetërore të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan dhe me kryeministrin slloven Marjan Sharec.

Në kuadër të vizitës, Pendarovski do të mbajë ligjëratë në Institutin ndërkombëtar për studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanike (IFIMES) në temën “E ardhmja e Maqedonisë së Veriut” – Si të përshpejtohet integrimi në BE”.

Artikuj të ngajshëm

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja

Albin Kurti tregon për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze

shprehja

RA NË PËRPJEKJE PËR T’I TËHEQUR SHOKËT

shprehja