August 14, 2022
Portali Shprehja

Penelope Cruz dhe Javier Bardem në derën e shtëpisë, Albiol zbulon rrengun që i bëri Casillas

Bota e futbollit dhe ajo e spektaklit janë të lidhura ngushtë dhe nuk mungojnë çiftet e famshme mes futbollistëve dhe aktoreve.

Megjithatë, duke parë se shpesh takohen në ngjarje mondane, ekziston edhe mundësia që të bëhen thjeshtë miq, edhe pse zakonisht personazhet e famshëm, pavarësisht nga fusha e tyre, jetojnë në të njëjtat zona të qyteteve të mëdha.

Kështu, ndodh që Beckham në Los Angeles ose në Miami të mund të ketë komshinj që kanë fituar ndonjë Oscar ose që Iker Casillas të ketë ndihmuar një nga çiftet më të famshëm të Hollywood-it të gjejnë një shtëpi.

Dhe, duke parë se i është dhënë mundësia, nuk e ka humbur rastin që të vërë në siklet një shok të skuadrës.

Vizita në shtëpi

Këtë e ka zbuluar protagonisti tjetër i kësaj historie, Raul Albiol. Ish-mbrojtësi i Napoli-t, duke folur në emisionin Martínez y Hermanos, ka kujtuar atë mëngjes në të cilin kampioni i botës 2010-të e ka telefonuar për t’i kërkuar një nder…

“Iker më telefonoi dhe më pyeti nëse isha në shtëpi. Unë i thashë po dhe ai më tha ‘kam dy miq që duan të blejnë një shtëpi në La Finca, a ke kohë t’i tregosh shtëpinë tënde që të kenë një ide?’.

“Unë i thashë si quhen miqtë e tij, por ai më tha ‘jo, kur të vijnë tek ti do të lajmërojnë’. Unë mendoj se janë miqtë e tij nga Mostoles dhe nuk u ndërrova”.

Penelope Cruz dhe Javier Bardem

Raul Albiol ka patur një surprizë shumë të veçantë… “Më thanë se miqtë e Iker kishin ardhur dhe unë dola t’i pres në hyrje. Pashë një makinë elegante, të zezë, me dritare të errëta që vjen dhe parkohet. Më pas zbret shoferi. Me vete kam menduar ‘Shofer? Kjo gjë nuk ka shumë kuptim’.

Papritur zbresin Penelope Cruz dhe Javier Bardem. Dhe unë rrija aty, me pantoflat që mbaj në shtëpi dhe me pantallona të shkurtra. Kam menduar ‘çfarë të bëj tani, duhet t’i tregoj shtëpinë Javier Bardem dhe Penélope Cruz?’. Dhe brenda ishte gruaja ime me pizhame.

“Imagjinoni fytyrën time kur i kam parë, bëhej fjalë për njerëz që i shihnim në filma!”. Dhe që tani do të mund të thonë se kanë parë Raul Albiol me pizhame!

.

Të Ngjajshme

“Nuk qesh dot te kjo gjë! Shoh që skuadrat e tjera blejnë çdo ditë, ndërsa Interi…” Inzaghi nuk përmbahet pas ndeshjes!

admin

Barcelona e yjeve dhe super merkatos ngel në klasë! Debutim skandaloz, Busquets e mbyll me të kuq (PAMJET)

admin

Manchester United mbytet nga Brentford, kthimi i Ronaldos nuk mjafton: “U bullizuan…”

admin

Leave a Comment